Mijëra emigrantë në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcimi i kontrolleve ne kufijtë e vendeve anëtare dhe joanetare te Bashkimit Europian pas masakrave ne Paris dhe kufizimet ne pranime nga disa shtete ballkanike per te menaxhuar fluksin e tyre, ka krijuar kete situate ne zonen kufitare mes Maqedonisë dhe Greqisë. Rreth 1 mije persona qe konsiderohen emigrante ekonomike kundërshtojnë vendimin e autoriteteve maqedonase, te cilat lejojnë kalimin vetëm te refugjateve nga zonat e luftës, si Siria, Iraku dhe Afganistani. Pjesa me e madhe e këtyre njerëzve vijnë nga Irani, Libia, Maroku, Somalia dhe Bangladeshi. Prej disa ditesh ata ndodhen pas telave me gjemba ne pritje per te vijuar udhëtimin drejt Bashkimit Europian. Te njejtin vendim per perzgjedhjen e emigranteve ka marre edhe Serbia qe nuk lejon kalimin e tyre nga Maqedonia ne piken e Tabanocit. Pavarësisht kësaj gjendjeje te renduar qindra njerëz vazhdojnë t?i largohen luftës dhe varfërisë përmes Mesdheut apo Egjeut. Prane brigjeve turke te Bodrumit nje peshkatar gjeti trupin e pajete te nje vajze 4-vjeçare, e cila ishte mbytur pas fundosjes se nje anijeje me refugjate javen e kaluar.

Recommended