Katastrofë mjedisore në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masakër mjedisore ne Durrës. Një sipërfaqe prej 2 kilometrash në vijën bregdetare është nxirë si pasojë e derdhjes së një sasie të konsiderueshme mbeturinash dhe karburanti. Ndotja nis nga zona e hekurudhës per te mbërritur deri pranë sektorit ?Iliria?. Banorët dhe autoritetet vendase janë vene ne alarm për ngjarjen. Shkaqet dhe shkalla e ndotjes, nuk janë përcaktuar ende por ekspertët e laboratorit kriminalistik në bashkëpunim me inspektorët e mjedisit kanë marrë disa mostra për te bere analizat. Dyshohet qe te ketë qene një anije cisterne ajo qe ka derdhur mbetjet, te cilat shkaktuan ndotjen ne nje sipërfaqe mjaft te madhe. Burime nga policia, bëjnë me dije se deri sa të dalin rezultatet e analizave, të gjitha anijet që kanë lëvizur në portin e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, do të verifikohen. Ne vendin e ngjarjes ndodhen edhe dy prokurore te Durrësit, te cilët po grumbullojnë provat e nevojshme. Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka mbërritur gjithashtu ne qytetin bregdetar per te monitoruar situatën.

Recommended