Paloka: Në këmbë kundër korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratët paralajmërojnë nisjen e stinës së protestave antiqeveritare. Nënkryetari Edi Paloka, deklaroi se populli nuk mund të qëndrojë më neglizhues ndaj vjedhjeve dhe korrupsionit të qeverisë.?A do t?i lëmë këta hajdutë të shtojnë dhjamin, e qytetarët të zhyten më shumë në skamje. Apo do të ngrihemi t?i dëbojmë, të largojmë shtypësit e korruptuar. Duhet të ngrihemi se nuk ka më kohë. Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë?.Nënkryetari i PD-së tha se kryeministri Rama po i jep tendera miliona eurosh klientëve dhe miqve të tij.?I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar. Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkëqytetarëve tanë. Ndërtuesi tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij?.Për akuzat e artikuluara, PD thotë se kreu i qeverisë nuk jep asnjë shpjegim për këto fakte skandaloze.

Recommended