PS: Premtimet e Bashës, mashtrime - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka vendosur t?i kundërpërgjigjet liderit te opozitës Lulzim Basha dhe premtimeve te tij gjate turit ?Fjalën e kane qytetaret? duke i kujtuar kryetarit te demokrateve, dështimet e qeverisjes se djathte dhe dështimet e tij personale ne bashkinë e kryeqytetit. Deputeti socialist Ervin Bushati ka risjelle ne vëmendje se përgjatë 4 viteve ne krye te Bashkisë se Tiranës, Basha nuk mbajti asnjë premtim duke nisur nga trami e deri tek ulja e çmimit te bukës. ?Sot, Basha po tenton të bëje të njëjtën gjë. Përpiqet të premtojë dhe t?u thotë ?po? të gjithëve por në fakt të gjithë e dinë se Lulzim Basha nuk di të mbajë premtimet që bën. Dhe duke qenë se edhe ai vetë e di se premtimet nuk do t?i mbajë kurrë, ka filluar të bëjë edhe premtime absurde.Shqiptarët e mbajnë mend mirë gropën e madhe të borxhit që la qeverisja e Partisë Demokratike. Borxhe në shëndetësi, borxhe në transport, borxhe në punë publike dhe infrastrukturë, borxhe nëpër banka, borxhe gjithandej. Borxhe, të cilat qeveria e re u detyrua t?i paguajë, gjë që nuk ishte aspak e lehtë?.Sipas Bushatit, oferta e Lulzim Bashës është kthimi prapa tek Saliu, kthimi prapa tek borxhet, kthimi prapa te konkurrenca e pandershme.

Recommended