Vuçiç: Serbia nuk do t’a njohë Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Serbia nuk do ta njohe kurrë Kosovën si shtet te pavarur, por pavarësisht kësaj, dialogu me Prishtinën do te vazhdoje ne mënyrë qe raportet mes shqiptarëve dhe serbëve të normalizohen. Deklarata erdhi nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.?Bisedimet nuk janë fare të lehta. Nganjëherë janë të papërballueshme dhe ngjajnë me dhimbjen e dorës së thyer. Ende do të ketë pakënaqësi dhe ngritje të tonit, por detyra jonë kryesore është që anija të arrijë paqësisht në breg dhe qe udhëtarët dhe qytetarët e Serbisë të kenë prosperitet.?Komentet Vuçiç i beri në përvjetorin e shtatë të partisë së tij Partia Përparimtare Serbe, ku nënvizoi se edhe pse do te ketë probleme dhe tensione ne rrugën e saj, Serbia do te jete ne gjendje te ruaje interesat e popullit serb dhe sigurinë. Gjate ceremonisë se zhvilluar ne Beograd, kryeministri tha se kishte vizionin e një rajoni ku te gjithë te respektojnë njeri-tjetrin dhe serbet te kenë marrëdhënie te mira me fqinjët ballkanike.

Recommended