Besnik Dervishi, firmos ndëshkime për kamerat e sigurisë! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nese keni vendosur kamera sigurie ne shtëpinë apo biznesin tuaj, bëni kujdes. Besnik Dervishi, personi qe kryen detyrën e komisionerit për mbrojtjen e te dhënave personale, mund t?ju surprizoje me ndonjë gjobe te majme, ashtu siç ka firmosur dhjetëra te tilla me motivacion: Cenim te privatësisë. Por ndëshkimit te Dervishit, nuk i kane shpëtuar as institucionet publike. Fakt qe pranon edhe vete ai.Por për çfarë janë gjobat ne vetvete?Ja një rast: Qendra Spitalore Universitare ndëshkohet se nuk ka respektuar procedurat e vëzhgimit me kamera. Thënë ndryshe, ndonëse njerëzit i shohin me sy te lire kamerat ne hyrje e mbi ndërtesa, QSUT nuk ka informuar publikun se po monitorohet. E vërteta është se mungon nje tabele e vogël, nga ato qe rëndom nuk bien ne sy, ku duhet shkruar: Ky ambient survejohet me kamera. I njëjti rregull sipas Dervishit, vlen edhe per mijëra qytetare, te cilët kane zgjedhur te ruajnë pronat e tyre, shtëpi apo biznese, nga hajdutet. Por zoti Dervishi harron se vendoja e kamerave behet nga subjekte private, kompani dhe eksperte. Janë ata qe duhet te informojnë qytetaret me udhëzimet përkatëse. Ndryshe, ata qe marrin shërbimin, duhet te harxhojnë kohe e nerva për te lexuar germe për germe ligjet qe dalin e qe edhe ndryshojnë.Por ligji është ligj thotë komisioneri Dervishi dhe privatësia duhet ruajtur. Por dervishi harron me qellim se kamerat e kujtdo privati, apo edhe ato te shtetit, nuk mund te bëhen shkak për gjoba para se pamjet te cenojnë konkretisht jetën e dikujt. Me këtë logjike, edhe pronari i kamerave te sigurisë qe zbuluan autoret e atentatit me tritol ne farmacinë e babait te ministrit Saimir Tahiri, duhej gjobitur. Dhe qe gjoba të ketë vlerë, duhet provuar se personi i ka përpunuar të dhënat pa lejen e të prekurve dhe i ka publikuar ato. Por penalitetet e deritanishme në fakt duket se janë selektive. Sepse tabela: Ambienti ne survejim, mungon pothuajse ne çdo ambient publik, por edhe institucione shtetërore.