Liqeni i Fierzës në pikë kritike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Liqeni i Fierzës ka kapur nivelin më të ulët këtë vit, ndërkohë që prurjet në kaskadën e Drinit kanë rënë ndjeshëm, dhe llogariten të jenë më të ulëtat që janë regjistruar gjatë viteve të fundit. Sipas Korporatës Elektroenergjitike, niveli në Fierzë ka shkuar në kuotën e 272 metrave, ndërsa Komani dhe Vau i Dejës nuk kanë patur rënie, por sërish kapaciteti i tyre varet nga Fierza që ka grumbullimin kryesor të ujit. Drejtori i Divizionit të Gjenerimit Ilir Belba, thotë se KESH ka nisur importin e energjisë që prej datës 1 tetor, në mënyrë që të ruajë nivelin e ujit në kaskadë. Vetëm për tetorin do të importohen 7.2 milion euro energji elektrike, dhe për tre muajt në vijim KESH ka llogaritur se mund të mjaftojë një shifër prej 20 milion eurosh për të mbuluar të gjitha nevojat e vendit. Ilir Belba sqaron se pagesat e rregullta nga ana e OSHEE-së dhe shlyerja e disa detyrimeve që ka patur kompania që prej kohës së çekëve, ka përmirësuar gjendjen e korporatës, e cila tashmë nuk do të detyrohet që të prekë garancinë sovrane të qeverisë. Një nga kompanitë që ka patur situatën më të vështirë financiare të sistemit energjetik ka qenë KESH, për këtë arsye Këshilli i Ministrave miratoi në buxhet një fond kontigjence prej 3 miliard lekësh, në rast se do të lindte nevoja për import në kohë thatësire, po ashtu edhe një pjesë e kredisë që u morr nga Banka Botërore do të përdorej po ashtu për këto nevoja.

Recommended