Transparenca me fondet e buxhetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ndryshon ligjin për kontrollin dhe auditin që i bëhet sektorit publik, me qëllim përdorimin më të mirë dhe më transparent të fondeve që jep buxheti i shtetit. Ministri Shkëlqim Cani tha përpara deputetëve se do të ngrihet një Komitet i Kontrollit të Brendshëm Financiar, në mënyrë që të monitorohet saktë se ku dhe për çfarë shpenzohen paratë e shtetit. Reagimi i deputetëve të opozitës nuk ka qenë kundër rregullave që propozon të vendosen Ministria e Financave, por me rëndësinë që ata i caktojnë çështjeve të veçanta. Deputeti Sherefedin Shehu tha se është duke u rritur në mënyrë galopante niveli i borxhit publik dhe qeveria nuk po jep asnjë shpjegim për këtë. Në kohën që qeveria po emeton 500 milion euro eurobond shqetësimi kryesor që ngrihet është niveli i borxhit publik, i cili edhe pse ka qenë një angazhim i Ministrisë së Financave, me ç?duket sërish do të vijojë në të njëjtën përqindje si një vit më parë. Një surprizë për qeverinë shqiptare do të jenë edhe interesat që do të ofrohen nga kompanitë e huaja për eurobondin tonë.
Recommended