Rekursi për Dritan Dajtin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I akuzuari per vrasjen e katër efektiveve te policisë ne 2009 ne Durrës, Dritan Dajti vijon përballen me drejtësinë, duke mos patur ende një vendim te formës se prere. Pasi ka fituar nje beteje ne Gjykatën e Apelit, e cila e shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, duke e rikthyer edhe njëherë per gjykim ne shkallen e pare çështjen ndaj tij, tashme dosja është ne Gjykatën e Larte. Është Prokuroria ajo qe ka kundërshtuar kete vendim te Gjykatën se Apelit, duke kërkuar qe te qëndroje ne fuqi vendimi i shkalles se pare. Seanca ishte caktuar për kete te mërkure, por mungesa e avokatit te te akuzuarit ka bere qe ajo te shtyhet për ne 30 shtator. Gjyqi ndaj Dritan Dajtit mund te konsiderohet si me i zvarrituri ne gjykatat shqiptare. Procesi ndaj tij zgjati afro tre vjet, pasi i pandehuri nuk pranonte te mbrohej me avokat, duke kërkuar avokat,te cilët megjithëse caktoheshin nga gjykata tërhiqeshin kur paraqiteshin ne seance. Kjo beri qe Prokuroria dhe gjykata te vendosin ta zhvillonin procesin pa mbrojtës, duke proceduar me pretencën dhe me pas vendimin qe e dënoi te pandehurin me 4 burgime te përjetshme nga një për vrasjen e secilit polic gjatë aksionit për kapjen e tij në vitin 2009, në zonën e plazhit në Durrës.

Recommended