Armando Duka pret ambasadorin serb - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj nga ndeshja Shqipëri - Serbi, e vlefshme për eliminatoret e evropianit 2016, kreu i Federatës Shqiptare Armando Duka ka pritur ne zyrat e FSHF ambasadorin e Serbisë ne Tirane Miroljub Zaric. Pas takimit me dyer te mbyllura, Duka tha se informoi diplomatin serb për përgatitjet mbi ndeshjen e 8 tetorit, ne mënyre qe te mos shënohet asnjë incident. Edhe ambasadori i Serbisë është shprehur optimist se çdo gjë do te kalojë pa probleme. Presidenti Duka u shpreh optimist për kualifikimin e Shqipërisë ne France 2016.Për te siguruar evropianin ne dy përballjet e ardhshme me Serbinë dhe me Armeninë kuqezinjve iu duhet një fitore, pra 3 pike ne dy ndeshje.