Noka: Qeveria mbështet trafikantët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sot, krerët e lartë të Policisë dhe qeveria janë nën akuzë për favorizim të trafikut të drogës, për lejimin e rrugëve të transportit të saj, për dhënie imuniteti ndaj grupeve të strukturuara kriminale?.Dëshmia e ish-shefit te antidrogës ne Fier i ka shërbyer PD per te ringritur akuzat per lidhje te krimit me qeverinë. Ish-ministri I brendshëm Flamur Noka deklaron se denoncimet publike te oficerit te policisë jane tronditëse, duke kërkuar sqarime nga qeveria dhe ministri i brendshëm.?Cilat janë bandat e trafikut të drogës në Vlorë?Pse lejohet aktiviteti i tyre?Cilat janë lidhjet e këtyre bandave me policinë e me qeverinë?A ka lidhje vet ministri me ketë histori tradhtie dhe trafiku?Përse kanë dështuar aksionet për ndalimin e tyre?Kush e trafikon informacionin e oficerëve që luftojnë krimin, duke vënë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në rrezik?Përse lejohet ky biznes kriminal dhe si ndahen paratë e drogës?Krerët e Policisë janë nën akuzë, qeveria dhe Ministri i Brendshëm janë nën akuzë. Heshtja e tyre vërteton implikimin e drejtpërdrejtë.? Sipas Partise Demokratike kauza e te gjithë vendit sot është pushteti i bandave dhe paprekshmëria e tyre

Recommended