Rama: Luftë informalitetit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fjalët lufte, armik, burg u dëgjuan shpesh ne fjalimin e kryeministrit Edi Rama ne çeljen e operacionit kundër informalitetit ne ekonomi. Apeli i pare i kryeministrit ne ketë beteje kundër informalitetit ishte per qytetaret, te cilëve u ka kërkuar te marrin kuponin tatimor. Por paralajmërimin me te ashpër kryeministri ia rezervoi administratës tatimore e doganore. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se puna e 600 grupeve ne terren ne operacionin kundër informalitetit do te monitorohet nga nje strukture me e larte qe do te drejtohet nga vete Rama e qe ne përbërje ka 6 ministra, strukture, e cila do te mblidhet çdo jave e do te analizoje rezultatet e kësaj beteje.
Recommended