Drafti i arsimit të lartë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dështon diskutimi i projektligjit për arsimin e larte ne komisionin parlamentar te çështjeve sociale. Shkak është bere vonesa e deputeteve. Fillimisht deputetet e mazhorances priten pjesëmarrësit e opozitës, dhe me pas ishin këta te fundit qe pas 30 minuta pritje u larguan. Kryetarja e komisionit për çështjet sociale dhe shëndetësisë Albana Vokshi, u shpreh se kjo vonese dhe mungesa e dy ministrave te arsimit dhe shëndetësisë, flasin qarte per një skenar te ngutshëm per te kaluar këtë reforme klienteliste ne seancë. Vokshi tha se megjithëse kjo reforme prek mijëra studente ne te gjithë Shqipërinë, nuk është e çuditshme qe te kaloje ne parlament pa miratimin e këtij komisioni. Ndërsa ministria E Arsimit e pyetur nga Vizion Plus, tha se nuk ka qene nje seance dëgjimore për te. Me herët ne Komisionin e Medias, filloi dhe miratimi nen per nen i këtij projektligji aq shume te debatuar. Opozita insistoi qe Qendra Albanologjike te ketë një status te posaçëm, por si shume sugjerime te tjera bëra prej saj, edhe kjo pike e nenit 16, nuk u mor parasysh. Projekt ligj per arsimin e larte ka 143 nene, dhe me mbylljen e diskutimit neper komisione, pritet t?i kaloje parlamentit per miratim.

Recommended