Nuk ndalet eksodi i shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, ka pësuar sërish rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme gjermane, e cila ka bërë dhe një krahasim të numrit të shifrave, shqiptarët renditen në vend të dytë për këtë muaj, me 5932 kërkesa, ndërkohë që në vend të parë janë sirianët me 7562 kërkesa për azil. Kërkesat për azil vijnë gjithnjë në rritje pasi në muajin maj nga Shqipëria mbërritën 4 922 ose 128 me shume se ne prill. Për sa i përket Kosovës, ajo renditet e gjashta me 1581 kërkesa për azil për muajin qershor. Ajo që vihet re nga publikimi i raportit të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë janë numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqiptarët ku për 6 mujorin e parë të këtij viti nga Shqipëria janë larguar afro 22 mijë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil vetëm në Gjermani. Shifra mbetet rekord krahasuar me vendet e tjera në listë ku përjashtim bëjnë vetëm Sirianët të cilët kanë numrin më të lartë të kërkesave. Nga Serbia gjatë këtij muaji kishte 2 240 kërkesa, nga Maqedonia 1 514 dhe Mal i Zi 787 kërkesa. Raporti i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë vjen pak kohë pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila tha se Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si të tillë.

Recommended