Manjani: Reforma nuk do të ndalet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush del kundër opinionit të Komisionit të Venecias për reformën në sistemin e drejtësisë, po i del përballë ndryshimeve për të cilat po punohet prej muajsh.Në një intervistë për Vizion Plus, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se është tepër vonë në hartimin e ligjeve konkrete, që do të ndryshonin gjithë ngrehinën e drejtësisë shqiptare. Si Ministër i Drejtësisë, ai këshillon një mekanizëm të posaçëm, i cili do të mundësonte verifikimin e pasurive të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve. Një ligj, ku do të sanksionohet kalimi të sitë e të ardhurave të njerëzve të sistemit. Deklaratat e ashpra të ndërkombëtarëve, për nivelin e lartë të korrupsionit në drejtësi, Ministri i Drejtësisë i konsideron me vend. Madje shton, se në vetë të parë ka qenë edhe më kritik. Por, thotë se nuk duhet përgjithësime. Konsensusi politik për të pasur një reformë sa më të mirë në sistemin e drejtësisë, vlerësohet e domosdoshme në opinionin e ministrit të Drejtësisë. Po ashtu, ai thekson si shumë të rëndësishme edhe marrjen e opinionit të të gjithë aktorëve, të cilët preken direkt nga reforma.

Recommended