Çela: Lufta ndaj vjedhësve të energjisë nuk ndalet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë nuk do të tolerojë asnjë afat tjetër përveç datës 28 shkurt për të lidhur aktmarrëveshjet e reja dhe për të falur 80% të vlerës së kamatëvonesave. Në një intervistë për Vizion Plus, Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE Ardian Çela thotë se nuk do të ketë asnjë ditë shtesë përtej afatit të vendosur me miratimin e bordit, pasi nëse bëhet kjo amullia në sektorin e energjisë nuk do të mbarojë kurrë. Çela shprehet se lufta kundër paligjshmërisë në energji nuk ka përfunduar dhe se punonjësit te mbështetur edhe nga policia vazhdojnë çdo ditë të ndërpresin lidhjet e parregullta dhe të arrestojnë vjedhësit e energjisë. Matësat inteligjentë do të fillojnë të instalohen brenda muajit prill, dhe për kreun e OSHEE-së, kjo nisëm është pozitive pasi projekti nuk do të sjellë asnjë kosto shtesë për kompaninë. Nga ana e saj opozita akuzon qeverinë se ka zgjedhur një firmë e cila do të nisë të zbatojë projektin pa zhvilluar më parë një tender. Por për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë pasi të provohet nëse projekti do të shkojë apo jo në rrugën e duhur, atëherë për instalimin e matësave do të përzgjidhet një kompani sipas procedurave të tenderimit.

Recommended