Konferenca e biznesit Gjermani - Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria shqiptare duhet të nisë reformat për të rritur transparencën e të bërit biznes. Këtë kërkesë të thjeshtë e ka bërë përpara autoriteteve tona, qindra bizneseve shqiptare dhe të huaja në forumin ekonomik Gjermani - Shqipëri, sekretari i shtetit gjerman, njëkohësisht Ministër i Ekonomisë dhe Energjisë. Rainer Baake tha se gjermania është e interesuar që të mbështetë projekte të mira dhe investitorët gjermanë, por që ata të vijnë në Shqipëri duhet që fillimisht të ndihen të sigurte.?Qeveria federale është e angazhuar te mbështesë ndërmarrjet gjermane këtu. Vetë kancelaria Merkel ka qenë nismëtarja e krijimit të Fondit për Bashkëpunim dhe Nxitjen Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi mbajtur edhe një forum biznesi për të gjithë këto vende, dhe bizneset nga Shqipëria që morën pjesë ishin të pakta në numër, duhet bërë më shumë dhe për këtë. Por duhet të kemi të qartë diçka, që investitorët gjermane i kushtojnë nje vëmendje te madhe transparencës. Ne jemi të interesuar për procedura transparente dhe nëse këto zgjidhen atëherë do të investojmë në Shqipëri?.Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, ka shfrytëzuar vizitën e kancelares Angela Merkel për të bërë reklamën më të mirë në sektorët që Shqipëria ka nxjerrë në shitje.?Rritja ekonomike në Shqipëri këtë vit pritet të shkojë në nivelin 3%, po ashtu edhe investimet e huaja janë në rritje. Për tre muaj e parë ne arritëm rekord investimesh, të cilat shkuan në vlerën e 265 milion eurove. Kemi projekte gjigande që pritet të fillojnë, që nga zonat e lira ekonomike të cilat kanë një ligj shumë të mirë dhe që paraqesin lehtësira për bizneset, Spitalla është një zonë me potencial të madh, po ashtu ne kemi nxjerrë në shitje edhe zonat naftëmbajtëse. Një tjetër projekt ambicioz që e pret Shqipërinë është edhe gazsjellësi TAP?.Pas paraqitjes së kësaj tabloje, kanë qenë vetë bizneset gjermane të cilët i kërkuan qeverisë që të bëjë më shumë për formalizmin e tregut dhe uljen e korrupsionit.?Korrupsioni është një problem për Shqipërinë, po ashtu edhe informalitetit, i cili llogaritet të shkojë 38%. Ka shumë cash që qarkullon jashtë bankave, dhe kjo e bën të vështirë ngritjen e një biznesi serioz. Probleme kemi dhe me ligjin e TVSH-së, pasi ai na jep të drejtën e rimbursimit, por nuk e marrim në nivelin e kohën e duhur. Gjobat tatimore fillimisht paguhen e më pas merr të drejtën për tu gjykuar. Po kështu probleme ka dhe me drejtësinë dhe gjyqësorin, ne duam që ai të jetë i pavarur.Gjermania është partneri i pestë tregtar sa i përket volumit të shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë. Eksportet më të larta drejt Gjermanisë janë për tekstilet dhe më pas renditen makineritë dhe pjesët e këmbimit. Gjatë vitit 2014-të numri i ndërmarrjeve gjermane që bëjnë biznes në Shqipëri shkoi në 146.