Helmut Hoffmann për klimën e biznesit në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht rregullimeve që po bëhen me klimën e biznesit investitorët e huaj shprehen se nuk po ndodh si duhet rimbursimi i TVSH-së nga tatimet dhe doganat. Në një intervistë për Vizion Plus, ambasadori gjerman Helmut Hoffmann thotë se në kontaktet e tij me biznesin gjerman ka shembuj të ndryshëm: të kënaqur dhe të pakënaqur.?Rimbursimi i TVSH-së nuk funksionon ashtu siç duhet, nga ana tjetër po ndodh një fenomen i tillë të cilin unë e quaj ?pritshmeri korruptive?. Për ta shpjeguar, në momentin që sipërmarrësit duan të zgjerojnë biznesin apo të bëjnë një investim të ri mendojnë mos duhet te bëjnë dikë ose disa persona të kënaqur dhe më pas të vazhdojnë me biznesin e tyre. Dhe më e rëndësishmja është ajo e ndërtimit të shtetit ligjor. Ka një shqetësim në radhët e biznesit që për një cështje për të cilën ata kanë një problem nuk janë ende të sigurt nëse mund t?i drejtohen gjykatës dhe të marrin drejtësi për këtë problem?.Sa i përket sistemit tatimor, Helmut Hoffmann thotë se nuk ka rëndësi vlera e taksave më shumë se pagesa e tyre nga të gjithë bizneset. Ai thotë që për këtë administrata tatimore duhet të punojë më mirë në mënyrë që të gjitha ndërmarrjet të trajtohen në mënyrë të ndershme.?Sigurisht që gjithsecili do të kishte dëshirë të paguante sa më pak taksa, por nuk mendoj se vlera e taksave përbën problem në këtë kontekst. Problem është informaliteti, pasi ata që nuk paguajnë taksa, paguajnë edhe për pjesën tjetër dhe kjo nuk është e drejtë?.Përfaqësuesi i qeverisë gjermane në Shqipëri nuk harron t?i japë një mesazh qytetarëve tanë edhe sa i përket pagesës së energjisë elektrike.?Ajo që është e rëndësishme dhe e pakonceptueshme për një gjerman është që qetarët duhet të paguajnë për sasinë e energjisë që ata shpenzojnë?.Sektori i energjisë është në prag të reformimit të tij, nga ana tjetër qeveria në 2015-ën po sheh mundësinë e korrigjimit të disa taksave. Një pjesë e tyre rriten dhe një pjesë do të ulen, por thirrja e përfaqësuesve të huaj mbetet lufta kundër informalitetit në ekonomi.

Recommended