Zgjedhjet lokale 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët shqiptarë nisen sot votimin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor. Që nga ora 07.00 e deri në orën 19.00 të mbrëmjes, rreth 3.4 milionë zgjedhës janë thirrur të votojnë për kryetarët e 61 bashkive, të krijuara me reformën e re territoriale. Sot votohet edhe për 1595 anëtare te këshillave bashkiakë. Gjithsej në rang vendi janë 5299 Qendra Votimi dhe 90 ZAZ. I gjithë procesi do të monitorohet nga rreth 3 mijë vëzhgues, nga të cilët 274 janë përfaqësues të ODIHR. Në këto zgjedhje janë regjistruar 62 subjekte zgjedhore. Blloku i majtë ?Aleanca për Shqiperinë Europiane? përfshin 37 parti dhe koalicioni i spektrit të djathtë ?Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet? grupon 15 parti. Për ruajtjen e rendit dhe sigurisë e për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 6700 forca policore. Ne Kurbin pati probleme me shpërndarjen e materialeve. KQZ shkarkoi komisionerët e PD dhe bëri zëvendësimin e tyre. Vendimi pas raportimit të drejtoreshës së komisioneve zgjedhore se komisionerët e djathtë penguan shpërndarjen e materialeve zgjedhore. PD deklaron se në Kurbin nuk do të ketë zgjedhje. Kandidati i saj Altin Biba u dorëhoq por ky akt nuk u pranua dhe ai figuron në fletën e votimit.

Recommended