Zgjedhjet lokale në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për here te pare qe prej shpalljes se pavarësisë, po votohet ne te gjithë territorin e republikës se Kosovës, për zgjedhjen e 38 krerëve vendore dhe këshillave komunale, përfshirë edhe ne veri. Te drejte vote kane rreth një milion e 800 mije persona. Sipas komisionit qendror te zgjedhjeve, deri me tani, ne shkalle vendi u janë drejtuar kutive mbi 25 per qind e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, ka nje pjesëmarrje me te larte. Procesi ka ecur normalisht, përjashtuar disa incidente te vogla, per te cilat autoritetet kane marre masa te menjëhershme. Policia ka shoqëruar deri me tani 16 persona. Shqetësim mbeten komunat ne veri. Persona te paautorizuar po bëjnë thirrje per bojkotim te procesit, si dhe po kercenojne banoret lokale. Gjate paradites kane votuar edhe krerët me te larte te shtetit, si presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi, si dhe krerët e partive kryesore, Isa Mustafa i LDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Albin Kurti i lëvizjes Vetëvendosje. Ata kane bere thirrje për pjesëmarrje masive ne zgjedhje. Kutite e votimit do te mbyllen ne oren 19:00. Tre ore me pas, priten edhe rezultatet e para.

Recommended