Ali Ahmeti takon Bushatin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e krizës politike në Maqedoni, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti informon shefin e diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati për pozicionet e palëve dhe shkaqet e dështimit të tryezës së ndërmjetësuar nga eurokomisioneri Han ne Bruksel. Dy zyrtarët e lartë janë takuar në Oher. Në këtë takim Ahmeti ka zbardhur bisedimet e Brukselit, ku palët kanë rënë dakord në parim për një qeveri teknike, por ku lideri i LSDM-së Zoran Zaev nuk pranon një qeveri të përkohshme me kryeministër Gruevskin. Sikurse thuhet dhe në faqen zyrtare në internet të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ahmeti mësohet t?i ketë thënë Bushatit se marrëveshja e dy qershorit bazohet në paktin e Ohrit.?BDI ka luajtur rol konstruktiv dhe të rëndësishëm në vendosjen e dialogut politik me ndërmjetësim ndërkombëtar dhe do të vazhdon me kontributin e njejtë në bashkëbisedim me të gjitha palët. Marrëveshja e dy qershorit është e mirë jo vetëm se i referohet themeleve të stabilitetit si marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe integrimin EuroAtlantik, por edhe sepse paracakton reforma të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që duhet t?i ndërmarrim në afat sa më të shkurtër, andaj edhe palët nuk duhet që të ngrejnë dorë, por t?i tejkalojnë interesat partiak dhe të mendojnë për vendin dhe qytetarët?.Bisedimet e mbajtura ne Bruksel dështuan pasi Zaev, nuk pranoi qe Gruevski të jetë kryeministër në qeverinë e përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja në prill të vitit 2016. Ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës mes palëve për gjetjen e gjuhës së përbashkët me qellim zgjidhjen e krizës politike në vend.