“Ali Ahmeti e Menduh Thaçi të bashkëpunojnë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i kuvendit Ilir Meta apelon per bashkëpunim mes partive shqiptare ne Maqedoni. Duke komentuar zhvillimet e fundit ne shtetin fqinj, numri 2 i shtetit shqiptar ka theksuar se nje bashkim mes partive shqiptare është i nevojshëm jo thjesht per stabilitetin e Maqedonisë, por veçanërisht per garantimin e te drejtave te shqiptareve. E sipas Metes, ky ishte mesazhi qe se bashku me kryeministrin Rama e ministrin Bushati, iu përçua liderëve politike ne takimin e zhvilluar ne fundjave.?Mesazhi ynë për të gjitha forcat politike shqiptare në Pogradec, por edhe në vijimësi, është që përmes një procesi të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe konsultimi midis tyre të potencojnë më tej rolin e tyre si faktor stabilizues, demokratizues dhe europianizues të Maqedonisë, në mënyrë që përmes këtij procesi politik shqiptarët në Maqedoni të kenë të drejta krejtësisht të barabarta me gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë, sepse kjo e bën Maqedoninë një vend më evropian dhe më demokratik, por kjo e bën edhe një vend shumë më të sigurt dhe shumë më të stabilizuar. Dhe në këtë drejtim ne e shpresojmë dhe inkurajojmë të gjitha forcat politike shqiptare pavarësisht nga dallimet e ngushta partiake apo politike që ato kanë që të vijojnë bashkëpunimin e tyre.?Ilir Meta ka reaguar edhe ndaj kërkesës se presidentit turk Erdogan për lëvizjen e Fetullah Gylen, duke mbajtur nje qëndrim te unifikuar me te gjithë krerët e shtetit shqiptar.Raportet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë historike dhe janë me shumë të ardhmen. Në këtë drejtim unë besoj se duhen ndarë ato që janë prioritete të përbashkëta të bashkëpunimit të cilat ne i mbështesim dhe i inkurajojmë edhe në vijim të traditës së shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve me qëndrime të caktuara, të cilat në fakt nuk kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me marrëdhëniet mjaft solide midis dy vendeve.Meta i eshte referuar deklaratës se Ministres se Arsimit Lindita Nikolla per te garantuar se shkollat e financuara nga Gylen, nuk do te mbyllen.

Recommended