Greqia zbut tonet me Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia ul tonet dhe shprehet e gatshme te bashkëpunoje per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve te krijuara muajt e fundit me Shqipërinë, veçanërisht per çështjen e kufirit detar. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, deklaroi se ka gati nje pakete propozimesh per zgjidhjen e te gjitha problemeve qe ekzistojnë ne raportet mes dy vendeve.?Ne kemi predispozicionin t?i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një paketë zgjidhje për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve. zgjidhja e propozuar do të jetë larg nacionalizmave të tipit ballkanik dhe sjelljeve me të cilat prodhohet më shumë histori nga sa mund të konsumojë rajoni?.Gjate nje fjalimi nje qendrën e studimeve europiane te Universitetit te Oksfordit, te fokusuar ne politiken e jashtme te Athines Kotzias, tha se ekzistojnë shumë probleme nga e kaluara dhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit shqiptar, si mos zbatimi i atyre, për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, apo të drejtat e minoritetit grek. Shefi i diplomacisë greke u ndal edhe tek lehtësirat per emigrantet shqiptare.?Greqia është vend qe ka pritur shumicën e emigranteve shqiptare dhe një pjese e madhe e GDP te vendit vjen prej tyre, Jemi me fat qe i kemi ne shoqërinë tone. Ne universitete tona çdo vit nder studentet me te mire janë renditur fëmijët e emigranteve shqiptare. Po miratojmë nje ligj qe u jep fëmijëve te emigranteve te drejtën e shtetësisë greke?.Kjo është deklarata e pare e zbutur pas reagimeve te ashpra te Athinës pas notes se protestës se Tiranës zyrtare për çështjen e kufirit detar dhe zgjedhjes se kryetarit te PDIU, Idrizi ne postin e nënkryetarit te kuvendit.

Recommended