15 mijë subjekte, nuk paguajnë tatimet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rënia e qarkullimit të parasë në treg ka shtuar edhe listën e borxhlinjve në tatime. Numri i bizneseve të cilat nuk kanë paguar taksat deri në fund të muajit prill, ka shkuar në 15 mijë nga 13 mijë që ishte një vit më parë. Sipas shifrave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm gjatë këtij viti numri i sipërmarrjeve private të cilat nuk kanë shlyer detyrimet është rritur me 15% krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që për 117 ndërmarrje kanë nisur procedurat e falimentimit. Situata e vështirë ku po performon biznesi është pranuar edhe nga banka qendrore, ku në bazë të analizës së dhënies së kredisë konstatohet rënia e likuiditetit në treg, ndërsa vetë bankat kanë refuzuar të japin kredi në shumë raste. Fajtore për këtë situatë biznesi bën edhe paketën fiskale të qeverisë e cila ka rritur shumë taksa dhe e ka bërë të pamundur shlyerjen e tyre. Në një letër zyrtare për ministrinë e Financave Konfidustria i kërkon rishkim në ulje të disa taksave dhe i bën thirrje që të mos rriten më tej këto kosto për biznesin. Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti të ardhurat në buxhet nuk u realizuan me plot 25 milion dollarë.

Recommended