Aksioni për kapsollat, kontrollohen 1136 subjekte - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas urdhrit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar përdorimin dhe shitjen e kapsollave, Policia e Shtetit ka nisur aksionin për sekuestrimin e tyre.Në kuadër të këtij aksioni deri më tani janë kontrolluar 1136 subjekte dhe janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.Policia thekson se për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla, materialet janë dërguar në Prokurori.Ky është një aksin që është ndërmarrë në sajë të ngjarjeve të fundit të ndodhur nga protesta para Parlamentit, ku si pasojë u plagos një efektive e forcave Shqiponja.?Nisur nga ngjarja e fundit ku gjatë një proteste para Parlamentit, mbeti e plagosur nga një kapsollë një punonjëse policie, nga shqetësimet e shumta të qytetarëve që kanë denoncuar në numrin 112 dhe në aplikacionin ?Komisariati Dixhital?, si dhe duke parë rrezikshmërinë e lartë për jetën që kanë këto mjete shpërthyese, Policia e Shtetit prej disa ditësh vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për kontrollin e tregjeve dhe bizneseve që kryejnë aktivitet në tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve.?Ndërkohë policia e Shtetit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.Gjithashtu policia ka kërkuar ndihmën e prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si dhe fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin ?Komisariati Dixhital?.?

Recommended