Ngërçi në Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i përzgjedhjes se anëtareve te Gjykatës se Larte mbetet problematik edhe pse ligji për këtë gjykate është ndryshuar 2 here ne 2 vitet e fundit. Anëtari i Gjykatës se Larte Ardian Dvorani ne tryezën e eksperteve per reformën ne drejtësi ka deklaruar se deri tani nuk është garantuar nga ligji përzgjedhja e kandidaturave me te mira për Gjykatën e Larte. Gjykata e Larte është një prej institucioneve qe vuan ngërçin maxhorance -president, pasi 3 vende janë bosh ne këtë gjykate prej me shume se nje viti, ndërkohë qe presidentit shumica i ka rrezuar deri tani 7 kandidate. Por Gjykata e Larte nuk është i vetmi institucion me problem e ne analizën e ekspertit Gent Ibrahimi konferenca gjyqësore gjithashtu nuk ka funksionuar siç duhet. Ne nje analize te situatës ne sistemin gjyqësor ekspertet kane listuar si probleme funksionimin edhe te institucioneve si Këshilli i Larte i Drejtësisë, zvarritjen e proceseve gjyqësore apo edhe statusin e gjyqtareve.

Recommended