Tahiri për parandalimin e fenomenit të azilit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkoi hartimin e procedurave të njësuara për kontrollin dhe skanimin në pikat kufitare për të parandaluar fenomenin e azilit. Nga ministeriali i Salzburgut në Austri ku u diskutuan dhe probleme të luftës kundër terrorizmit e sigurisë kibernetike, Tahiri tha se kjo mënyrë do të ndihmojë në përballjen me fenomenin e azilkërkuesve.?Ne kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë, sepse realisht është ftuese për qytetarët shqiptarë apo të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, që të vijnë dhe qëndrojnë këtu në Austri, apo Gjermani, apo Francë, apo vende të tjera të BE, për 6 muaj apo më shumë në pritje të një vendimi, dhe kjo është më ftuese sesa të qëndronin vetëm 2 apo 3 javë në pritje të një vendimi. Prandaj, kemi nevojë për veprime dhe vendimmarrje, prej partnerëve strategjikë në BE për të shkurtuar procedurat dhe për ta bërë të pamundur për qytetarët tanë që procedurat e pritjes për dhënien e vendimit, të konsiderohen si ftesa. Një zgjidhje duhet t?i jepet edhe ndihmës ekonomike për ata që kërkojnë azil në BE, apo për lejet e punës, sepse këto mund të konsiderohen një tjetër faktor ftues, çka e bën shumë tërheqëse për qytetarët në Shqipëri që të vijnë të qëndrojnë këtu për 6 muaj a më tepër, duke i dhënë në këtë mënyrë një lloj zgjidhje çdo lloj problemi ekonomik që mund të kemi në vendet tona?.Ministri i Brendshëm u ndal edhe tek krimi i organizuar. Saimir Tahiri tha se duhet të zgjerohen kapacitetet për të bashkëpunuar në luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe atij fetar.

Recommended