Dixhitalizimi i historisë së luftës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur dixhitalizimi i një sërë ngjarjesh historike nuk vjen nga strukturat shtetërore, situatën e marrin në dorë të rinjtë, ashtu si ka ndodhur edhe me maturantët e shkollës së mesme ?Qemal Stafa?. Një grup nxënësish kanë dixhitalizuar një pjesë të mirë të historisë që vjen nga periudha e luftës nacionalçlirimtare. Deri më tani janë realizuar rreth 26 dosje heronjsh që do të ndiqet nga shumë figura të tjera historike. Në fund të projektit këto dosje do të regjistrohen jo vetëm në bibliotekën e shkollës, por edhe në muzeun historik, e ndoshta edhe në bibliotekën kombëtare. Në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Muzeut Kombëtar, ku u zhvillua ky aktivitet ishte e pranishme edhe ministrja e kulturës, Kumbaro, e cila është kumbara e kësaj shkolle që nga 7 marsi kur ndodhi edhe binjakëzimi i shkollave të mesme të Tiranës me ministrat. Një hallkë shumë e rëndësishme për nxënësit e gjimnazit ?Qemal Stafa? ishte edhe rikonstruktimi i shkollës së tyre. Prej kohësh nxënësit e zhvillojnë mësimin të shpërndarë në shkollat ?Migjeni? dhe ?7 marsi?. Ministrja Kumbaro i dha përgjigje edhe këtij shqetësimi. Kjo nismë ka ardhur për të përkujtuar nxënësit dhe mësuesit dëshmorë duke dixhitalizuar së pari dosjen e Qemal Stafës, emri i së cilës gdhendet në tempullin e tyre të shkollimit. Ky institucion feston edhe 90-vjetorin e hapjes së dyerve për arsimim.

Recommended