Zgjedhjet vendore dhe turizmi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te nisjes se sezonit turistik, operatoret e fushës bëjnë thirrje qe klima e zgjedhjeve vendore, te mos ndikoje ne sektorin e turizmit. Nisur nga konkurrenca e forte e vendeve te rajonit si dhe atmosferës frenuese qe kane shoqëruar gjithnjë vitet zgjedhore tek turizmi, bizneset ne këtë sektor i druhen një stepje te këtij aktiviteti. Eksperte te fushës si dhe përfaqësues te zonave turistike, thonë se për te shmangur efektet negative, Shqipëria duhet te përforcojë konceptimin e një turizmi gjithëvjetor dhe jo vetëm sezonal. Por ky sektor, nuk mund te zhvillohet pa bashkëpunimin edhe te sektorin financiar. Banka italiane ?Veneto? do te mbështesë investimet ne sektorin turizmit. Shoqata e turizmit ka kërkuara ne mënyrë te vazhdueshme lehtësira fiskale, për te qene me konkurruese me vendet e rajonit. Por kjo kërkese nuk ka gjetur miratim.

Recommended