Pikëpyetjet e kostos së “Rrugës së Arbrit” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ndërtimin e ?Rrugës se Arbrit?, distanca mes Tiranës dhe Shkupit do te arrije ne 75 km, një gjatësi kjo e cila mund te kryhet lehtësisht brenda ditës, por kostot e realizmit te saj, mbeten edhe një pikëpyetje e madhe. Projektuesi i kësaj rruge, eksperti Faruk Kaba, ne një interviste për Vizion Plus, thotë se ky segment do jete me leverdi për bashkimin e dy vendeve, por ai është skeptik per koston e saj, si dhe për procedurën e ndjekur. Qeveria ia dha ndërtimin e afro 25 km ne këtë segment rrugor një kompanie kineze, por duke i ofruara saj edhe garante shtese nga buxheti i shtetit. Edhe eksperti Arben Meçe, thotë se rreziku qe shoqëron këtë projekt është si ai me rrugën Durrës - Kukës, kur kompania rriti koston e ndërtimi te saj pa limit. Kompania kineze ka përllogaritur nje vlere prej 21 miliard leke per ndërtimi e segmentit rrugor, por kjo shifër nuk është përfundimtare. Pjese e segmentit qe do ndërtojnë kinezet nga Ura Brarit ne Tirane, e deri tek Ura e Vashës ne afërsi te Klosit është edhe ndërtimi i një tuneli.

Recommended