9 vjet qendra “Galeria” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra tregtare ?Galeria? apo siç njihet ndryshe ?ETC? ka mbushur 9 vjeç. Qe ne vitin 2006, kur hapi dyert e saj e deri me sot kjo qendër shërben si nje pike referimi per t?i shërbyer qytetareve jo vetëm ne veshje. Ne këtë 9-vjetor, kjo qendër sjell nje tjetër emër te rëndësishëm te modës ne Shqipëri. Brendi Italian i veshjeve ?Nenette? ka hapur dyert e tij edhe ne Shqipëri e konkretisht ne këtë qendër. Kjo firme sjell një ndërthurje te klasikes dhe modernes çka i përshtatet edhe shijeve te konsumatorëve shqiptar.?Jemi këtu per inaugurimin e dyqanit te pare ne Ballkan. Bashkëpunimi jone ka ne program një sere dyqanesh qe do te hapen ne Ballkan. Filluam ketu ne Tirane edhe do vazhdojmë ne Kosove, Mal te Zi e Maqedoni etj. Kompania ?Cotton? qe sjell edhe ?Nenette? ne Tirane ka ne plan te nise edhe prodhimin e 4 produkteve ?Cotton? këtu ne Shqipëri dhe shpresoj qe ky dyqan i pare ne ?ETC? te sjelle përfitime te dyanshme?, është shprehur administrator i shoqërisë ?Cotton? Marco Fermi.Sikur është bere tradite, qendra ?Galeria? ofron edhe nje sere aktivitetesh per grupmosha te ndryshe, por vëmendja kryesore është fokusuar tek fëmijët. Animatore kane performuar numra te ndryshëm per te argëtuar klientët e qendrës. Qendra tregtare ?European Trade Center? është nje nga me te suksesshmet pasi ajo është me pranë komunitetit, ne nje nga zona me te frekuentuara të Tiranës.

Recommended