60 vjet Galeria e Arteve, hapen dyert falas - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 11 Janar të vitit 1954 u hap zyrtarisht për herë të parë në vend, ajo që ne sot njohim si Galeria Kombëtare e Arteve. Këtë të shtunë, institucioni me i rëndësishëm i artit figurativ mbush 60 vjet ndaj hap dyert falas, për dy ditët e fundjavës, për këdo që dëshiron të njohë historinë e pikturës e skulpturës tonë. Për Artan Shabanin, drejtorin e Galerisë, gjashte sallat që ekspozojnë koleksionin janë të hapura për të gjithë, por ai fton në mënyrë të veçantë një kategori të caktuar. Bashkë me vizitën falas të sallave kryesore, do të qëndrojë i hapur për publikun edhe pavioni që po ekspozon veprat e konkursit "Onufri", si pasqyre e artit bashkëkohor. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit rinis i pari, stinën e re skenike për këtë vit! Opera "Toska", kryevepra e Puçinit rikthehet pas një viti në skenën kryesore të institucionit. Eva Golemi vesh petkun e Toskës, si një rol që e interpreton për të katërtën herë ndërsa Nikolin Gurakuqi i rikthehet veprës herëe pas here, që prej vitit 1995. Duke ruajtur formën origjinale të veprës, arriet dhe muzika kult e Toskës vjen kështu në këtë skenë, me 14 Janar për të vijuar deri më 24 të po këtij muaji.

Recommended