Hahn: Investime të posaçme në infrastrukture për Ballkanin Perëndimor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetaret e Kosovës vijojnë te mbeten te izoluar nga Evropa dhe konferenca e vendeve te Ballkanit Perëndimor 6 e zhvilluar ne Prishtine, ishte nje tjeter rast qe zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi te përsëriste apelin per liberalizimin e vizave, qe do t?i jepte fund këtij izolimi. ?Izolimi është i pamerituar për Kosovën, padurimi për te thyer izolimin, ne po punojmë per te përmbushur kushtet?. Por komisioneri evropian per fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn qe kryesoi këtë konference nuk dha nje date se kur kosovaret do te lëvizin te lire, duke theksuar se gjithçka do te varet nga plotësimi i kritereve te përcaktuara. ?Dëshira jone është te shohim lëvizjen e lire te qytetareve ne Evrope, por duhet te plotësoni kushtet?.Ne konference ishte i pranishëm edhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili theu bojkotin duke marre pjese per here te pare ne nje konference ndërkombëtare ne Kosove. Per zëvendëskryeministrin Thaçi, ky është nje mesazh i qarte per raportet mes dy vendeve. Prania e Daçiç eshte nje mesazh dhe hap përpara per normalizimin e plote te marrëdhënieve me Serbinë. Konferenca tregoi sjelljen evropiane te lidershipit rajonal. Gjate konferencës ku moren pjese shefat e diplomacive dhe ministrat e infrastrukturës se vendeve te Ballkanit Perëndimor, komisioneri Hahn deklaroi se Bashkimi Europian do te investoje deri ne 180 milionë euro ne rajonin e Ballkanit Perëndimor ne projekte, veçanërisht ne infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Zbatimi i projekteve konkrete sipas tij do te afroje popujt e ketij rajoni me familjen evropiane.

Recommended