Vasili: Meta nuk dorëhiqet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkesa e opozitës për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, morri përgjigje të drejtpërdrejt nga LSI. Kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, rikonfirmoi se nuk do të ketë dorëheqje të Metës. Duke dashur të hedhë poshtë pretendimet e opozitës për përfshirjen e kryeparlamentarit në çështjen ?Doshi?, Vasili tha se fakte tronditëse do bëhen publike. Por, deklarata e Vasilit nuk mjaftoi. Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, tha se në luftën kundër Ilir Metës po përdoret edhe një person, statusi mendor i të cilit është faktuar si i çrregullt. Javën e kaluar Spartak Braho i LSI-së kishte kërkuar që në sallën e Parlamentit, të vendosej një video-projektor. Por, pas bllokimit të Parlamentit nga opozita, Braho tha për mediat se faktet që disponon do t?i publikojë në seancën e radhës.

Recommended