OSHEE vijon të blejë energjinë te privati - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të njëjtat kompani private të cilat vetëm disa ditë më parë i kanë blerë energji Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare me një çmim mesatar prej 16 eurosh për megavat orë, i kanë shitur Operatorit të Shpërndarjes, të njëjtën energji, me një çmim mesatar 45 euro, afërsisht 3-fish më shtrenjtë. Edhe pse me anë të këtij vendimi, Enti Rregullator i Energjisë ka arritur që të organizojë të dyja kompanitë publike, KESH dhe OSHEE, që në raste të tilla të arrijnë një koordinim me përfitim financiar duke i blerë energji njëra - tjetrës, deri tani marrëveshja nuk ka arritur të funksionojë. Drejtori i shitjeve në OSHEE, thotë se data kur ata duhet të blejnë energji elektrike është e caktuar me ligj dhe në këtë kohë kur OSHEE ka kërkuar të marrë energji, KESH nuk ka patur prodhim. ?Madje ne i kemi patur procedurat që ta blejmë energjinë për një muaj dhe kemi blerë vetëm për 10 ditë, sepse në momentin që ne i kërkuam energji në datën 1 mars, korporata nuk kishte prodhim, ja ku kam edhe korrespodencën?, - ka thëne drejtori i shitjeve në OSHEE.Vetë autoriteti i konkurrencës me anë të një vendimi i ka rekomanduar entit rregullator të energjisë që të rishohë procedurat e tenderimit dhe të përqendrohet te udhëzimi i Ministrisë së Financave që të blihet energjia e ofertuesit më të lirë. Në ndryshim nga një vit më parë, kostot e kompanisë së shpërndarjes, e cila detyrohet të importojë energjinë për pjesën e humbjeve, janë lehtësuar me 27 milion euro. Sipas kësaj kompanie, janë futur si ofertues 7 operatorë, nga dy që ishin para një viti, njëra prej të cilave është kompani shqiptare.OSHEE thotë se në momentin që nuk bën tenderin në fillim të muajit, rrezikon që të lerë pa energji elektrike 40% të vendit.

Recommended