PD në mbështetje të studentëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni politik i opozitës gjate kësaj jave do te përqendrohet tek ndërprerja e grevës se urisë e studenteve. Paradite grupi parlamentar demokrat ka kërkuar interpelance me kryeministrin Edi Rama ne lidhje me dhunën e ushtruar nga policia ndaj studentëve protestues që kishin shpallur grevën e urisë. Kjo ka qene kryefjala e çdo deputeti te opozitës ne mbledhjet e komisioneve pavarësisht se çfarë drafti ishte ne rendin e ditës. Kështu ka ndodhur tek Komisioni i Ligjeve ku shqyrtohej projekt-ligji konsensual per integrimin. E njëjta çështje është ngritur nga demokratet edhe ne Komisionin e Sigurisë ku raportonte Drejtori i Pastrimit te Parave. Nje dite me pare kryetari i PD Basha mblodhi kryesine e Partisë Demokratike ku u vendos se çështja e studenteve te infermierisë do te jete prioritet i punës se çdo anëtari te forumeve drejtuese te PD.

Recommended