Shlyerja e borxheve, FMN miraton dy këste në fund të shkurtit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në fund të muajit shkurt bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të miratojë dy këste njëherësh me një vlerë prej 70 milion dollarësh për Shqipërinë. Në një intervistë për Vizion Plus, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Financave thotë se transhi që duhet të jepej në fund të dhjetorit është shtyrë, por pavarësisht kësaj financat kanë vijuar të ndajnë borxhet e prapambetura ndaj firmave.Bordi i FMN mblidhet në fund të shkurtit dhe do të miratojë 70 milion dollarë. Janë dy këste, njëri duhet të jepej në dhjetor, por nuk ka patur mbledhje jo për fajin tonë, por nuk ka patur mbledhje të bordit të FMN-së. ne pavarësisht kësaj kemi vijuar të ndajmë te parat.Gelardina Prodani thotë se për vitin 2014-të janë ndarë 350 milion dollarë detyrime, ndërsa për këtë vit është bërë gati fondi prej 100 milion dollarësh. Në fund të prillit ministria e financave do të ndërpresë sërish procesin, për të audituar mënyrën si janë ndarë paratë.Këtë vit do të japim 200 milion dollarë, janë hedhur në thesar 100 milion dhe pjesa tjetër do të hidhet pas auditet që do të bëhet në prill. nuk ka më vonesa nga institucionet pas udhëzimit që i linte institucioneve të linjës 10 ditë kohë për të kthyer përgjigje.Gjithsej janë 720 milion dollarë borxhe ndaj privatëve të cilat nisën të shlyhen në fund të vitit 2013-të. Vitin që vjen Ministria e Financave përfundon këtë poçes shlyerje, por mbetet ende për tu parë se sa kanë ndikuar dhënia e këtyre parave në uljen e kredive të këqija në bankat e nivelit të dytë nga bizneset. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, vetëm 1% e këtij fondi ka shkuar për të paguar kreditë.
Recommended