Liderët, rruga drejt suksesit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur flitet për lidershipin ajo që mendohet menjëherë është figura e një politikani. Por në fakt lider mund të jetë kushdo dhe në çdo fushë të jetës. Për këtë qëllim disa ekspertë të përzgjedhur kanë sjellë eksperiencat e tyre për ti ndarë me botën e biznesit dhe politikbërësit në vendin tonë në workshopin e organizuar nga kompania Edil Al në bashkëpunim me qendrën e ekselencës dhe lidershipit publik të universitetit të Uashingtonit, në ambientet e Hotel Rogner. Një nga ato është edhe zonja Giffon nga Britania e Madhe e cila e sheh Shqipërinë si një vend shpresëdhënës.Zerbanoo Gifford:?Është inkurajuese ajo çka ndodh në vendin tuaj, ky vend ka shpresë dhe një nga ato është edhe puna e lidershipit tuaj Edi Rama që shërben si një model edhe imazh për të rinjtë e këtij vendi. Ne jemi të frymëzuar për të dhënë kontributin tonë në kulturën e lidershipit duke trajnuar të rinjtë?.Lutricia Jackson?Lidershipi nuk është vetëm një ngjarje por është një rrugëtim. Lidershipi është mbi të gjitha zhvillim personal dhe liderët më të mirë janë ata që gjithmonë kërkojnë të mësojnë?.Ky workshop u shërbeu më mirë drejtuesve të rinj të biznesit. Afrimi drejt BE kërkon nga të rinjtë shqiptarë përvoja të reja bashkëpunimi dhe marrëdhëniesh për të qenë të suksesshëm.

Recommended