Fushata e vaksinimit kundër gripit për mjekët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni dimëror shoqërohet çdo vit me një shifër të lartë të prekurish nga gripi. Por më të rrezikuar ndaj infeksioneve virale janë vetë mjekët. Për këtë arsye ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë kombëtare për vaksinimin e stafit mjekësor. Nga Durrësi ku nisi kjo fushatë ministri Beqaj është shprehur se vaksinimi do të jetë falas. Ky personel do të vaksinohet falas edhe me vaksinën kundër hepatitit B. Vaksina kundër gripit sezonal kushton rreth 10 euro dhe është e papërballueshme nga popullsia ndaj edhe deputetët e majtë në Durrës i kanë kërkuar ministrisë rimbursim të vlerës së vaksinimit. Gripi është një infeksion viral akut që përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Ai mund të prekë çdo grupmoshë dhe shkakton gjendje të rëndë shëndetësore, nga shtrime në spital dhe deri në vdekje tek grupet me risk të lartë.

Recommended