Bushati: sfidën diplomatike e fituam me vizion - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka deklaruar se vizita ne Serbi i përmbushi pritshmërie dhe shërbeu per te çelur nje marrëdhënie te re mes Beogradit dhe Tiranës zyrtare. Duke iu përgjigjur interesit te gazetareve, Bushati ka mbrojtur deklaratën e kryeministrit per Kosovën duke theksuar se ky është nje realitet qe duhet pranuar nga te gjithë. Me herët ministri Bushati e preku problematiken e marrëdhënieve me Serbine edhe gjate raportimit ne Komisionin e Jashtëm per Buxhetin per vitin 2015. i pyetur nga deputetet nëse nevojiten më shumë fonde për të përballuar kriza vështirësi të tilla diplomatike zakonisht të papritura, Bushati sqaroi se me i rendesishem se burimet financiare është vizioni; duke theksuar diplomacia shqiptare e përballoi shume mire situatën e krijuar pas ndeshjes Serbi-Shqipëri pavarësisht buxhetit qe kjo ministri ka ne dispozicion. Ne nuk paguam asnjë nga mediat ku dolëm, asnjë ze i buxhetit nuk shkoi per perfomancen e qeverise.n Gjate raportimit ne komision ministri Bushati deklaroi se per vitin e ardhshëm ka me shume para ne dispozicion per shkak te mbylljes se ambasadave, por edhe per shkak te nje marrëveshje me shërbimin sekret sipas te ciles oficeret e shish nuk do te paguhen me nga ministria por nga vete institucioni.

Recommended