Çmimet në sfidën e kodimit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Në sfidën e kodimit, me pajisjen micro:bit doli fitues ekipi i shkollës 9-vjeçare ?Pashko Vasa??, nga Shkodra. Kjo Sfidë u organizua në kuadër të programit ??Shkollat e Shekullit 21?? të cilin në Shqipëri e implementon British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë me financim te Mbretërisë së Bashkuar.Pas vlerësimit të 120 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë dixhitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 20 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Tiranë. Tema e Sfidës ishte t'i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. ANGUS BJARNASONDREJTORI I BRITISH COUNCIL "Unë jam i impresionuar nga krijimtaria, puna ekipore dhe entuziazmi i nxënësve të cilët i treguan këto përmes projekteve të tyre, duke qenë se këto janë vlerat e profesioneve të së ardhmes. Është e mrekullueshme të shihet ndikimi pozitiv që ka pasur programi në shkollat e Shqipërisë".Nxënësit Eva Pjetri dhe Eduart Lufi, realizuan projektin fitues me emër ??Safely living/Jetesë e sigurtë??,Vendin e dytë e fitoi shkolla ?Edith Durham?? nga Tirana, ndërsa vendin e tretë ekipi i shkollës ??Liko Kostandini?? nga Fieri.Në këtë ngjarje ishin prezent zv. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Nina Guga, Zv. Ambasadori i Britanisë në Shqiperi Jason Ivory?Me rëndësi madhore është fakti që nxënësit në Shqipëri kanë mundësi të jenë në kontakt me mjete mësimore që përdoren prej fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar pasi kështu ngushtohet hendeku digjital ndërmjet tyre dhe ju ofron te njëjtat mundësi punësimi në të ardhmen.?Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor në prill 2020 në Tiranë.
Recommended