Bushati, mesazh palëve politike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ditë nga publikim i raportit vjetor nga ana e Komisionit Europian, lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për Vizion Plus, nënvizon se nuk është ky hapi ku Tirana duhet të përqendrojë vëmendjen. Ditmir Bushati: Ne jemi në kushtet kur pritshmëria kryesore duhet të jetë për datën dhe jo më për raportin. Duhet të kujtoj që Maqedonisë së Veriut të nga 2009 nuk i ka munguar një rekomandim nga Komisioni Europian që shoqëronte Raportin e Progresit apo raportin vjetor, dhe në një dekadë pavarësisht se kishte në mënyrë të përvitshme përsëritjen e rekomandimit, nuk e pati të mundur të fillonte bisedimet për anëtarësim. Prandaj në këtë moment fokusi ynë kryesor duhet të jetë sigurimi i konsensusit brenda vendeve anëtare në mënyrë që Shqipërisë ti jepet data. Por Bushati është dhe kritik më situatën në vend, e cila sipas tij, mund të reflektohet në vendimin përfundimtar të vendeve anëtare. Ish-ministri i jashtëm bën apel për përgjegjshmëri të brendshme. Ditmir Bushati: Sigurimi i konsensusit tek vendet anëtare, bazuar tek përsëritja e një rekomandimi që do të vinte nga Bashkimi Europian, do duhet të shoqërohet dhe më përgjegjshmëri politike që do duhet të vij nga Shqipëria. Komisioni Europian pritet të publikoje Raportin e Vjetor më 29 maj ku të gjitha gjasat janë që Shqipërisë ti jepet sërish rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave. Por ende nuk ka asnjë vendim se kur mund të mblidhet Këshilli, i cili është dhe organi përgjegjës për vendimin përfundimtar për çeljen ose jo te negociatave te anëtarësimit.

Recommended