Bushati:“Shqipëria, shembull në rajon” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbrojtja e te drejtave te njeriut ishte tema e diskutimit ne takimin e nivelit te larte te zhvilluar ne selinë e OKB, ku i pranishëm ishte ministri i jashtëm Ditmir Bushati. Ne fjalën e tij kreu i diplomacisë shqiptare theksoj se Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore.Ditmir Bushati: ?Ne kemi integruar të drejtat e njeriut në veprimtarinë diplomatike dhe politike në rajonin tonë, në Evropën Juglindore, në kontekstin e agjendës sonë evropiane për reforma, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Diversiteti është një pjesë integrale dhe një pasuri e madhe e shoqërisë sonë. Shqipëria ka marrë iniciativën për zbatimin e Objektivit 16 të Agjendës së OKB-së për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030, lidhur me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe institucione të forta demokratike. Ne e kemi bërë prioritet përfaqësimin gjinor dhe buxhetimin dhe kjo na bën një vend shembull për barazinë gjinore në rajon dhe më gjerë?.Takimi i nivelit të lartë ?Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut: Një mjet parandalues në arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm? u zhvillua në nivel ministrash dhe këtë vit përkonte me 70-vjetorin e hartimit te deklaratës.

Recommended