“Arvizu për korrupsionin, Shqipëria po jep shembull të mirë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria po jep shembull të mirë në luftën kundër korrupsionit. Kjo ka qenë deklarata që ka dhënë ambasadori amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu. Gjatë një konference shkencore të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Arvizu tha që një sistem demokratik do të thotë që ka një auditues publik të pavarur, vetëm në këtë mënyrë mund të ruhen pasuritë e shtetit. ?Në një qeveri, një auditues i mirë është i pavarur dhe i kujdesshëm; një shoqëri demokratike duhet të veprojë me auditues të mirë, ata janë rojtarët që hedhin dritë mbi prokurimet, punësimet dhe shpenzimet e qeverisë. Në luftën kundër korrupsionit është vendimtare të pasurit e një zëri të ndershëm, të saktë, të kujdesshëm dhe më e rëndësishmja, të pavarur, për të ruajtur pasuritë e popullit.? Ndërsa presidenti Bujar Nishani tha se gjithmonë ka grupime brenda shtetit të cilat duan të shkelin ligjin, për këtë arsye duhet t?i kushtohet më shumë rëndësi strukturave të kontrollit të brendshëm. Ndërsa nënkryetari i kuvendit Edmond Spaho ka kërkuar që të gjitha institucionet publike t?iu nënshtrohen kontrollit nga KLSH. Një pjesë e konsiderusheme e institucioneve shtetërore nuk mund të auditohen nga KLSH, siç janë raportimet e biznesit te tatimet apo edhe thesari i Bankës së Shqipërisë.

Recommended