Rama: Ne nuk humbim mendjen nga “kore huliganësh” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama tha se insistimi i palës shqiptare për të shkuar në Beograd nuk ka qenë një kërkesë e Brukselit por një linjë e qartë e politikës shqiptare që kërkon një rajon të qetë me rrugën drejt Bashkimit Europian. kryeministri ka shfrytëzuar një konferencë ,ku përpara personaliteteve të shumta shqiptare e ndërkombëtare ai tha se nuk është Brukseli ai që na imponon ne të jemi evropiane, të sillemi si europian dhe të shkojmë në Evropë. Anulimi i vizitës në Serbi nuk do të ishte përgjigjja për atë që iu bë Shqipërisë në Serbi, por do të ishte përgjigjia për një luftë shterpë për të abortuar atë që nisi në Bruksel. Jo Serbia, por Shqiperia do të ishte humbësja më madhe dhe do të ushqente Evropën e frikës, se ne i turremi tjetrit për një ndeshje futbolli. Mos anulimin e vizitës nuk na i ka imponuar Brukseli, jo kjo nuk është e imponuar nga Brukseli. Ai nuk na ka imponuar ne rrugën në Evropë, nuk na imponon ai të jemi evropian dhe të jemi sillemi si evropian. Askush nuk me ka marrë në tel të më thotë shko në Beograd. Edi Rama tha se nëse do të vepronim sic bëri klasa politike në Serbi atëherë nuk do të ishim pjesë e asaj që ka vite se themi që duhej të shkojmë, por do të tregonim se jemi shtirur. Çfarë evropianësh jemi ne nëse një klasë politike humb mendjen nga një korr huliganësh. Shqipëria nuk është vendi ku zihen kush ia kërcet më shumë komshiut kur komshiut i ka ikur truri.Kryeministri ka ironizuar edhe ngritjen e dronit në stadiumin serb duke thënë se kur të luajmë me Italinë do të ngremë edhe aty shumë të tillë. Pas një muaji do të luajmë me Italinë, dhe do shkojmë me dronë aty e dot ngremë shumë dronë si atij që i ra për pjesë të ngrinte vëllait tim. Fjalimin e tij Edi Rama e nisi me një thënie të ish kryeministrit italian Romano Prodi, ku Shqipëria është e ndarë në dy drejtime në Evropën e shpresës ku aspiron të shkojë dhe në atë të frikës e cila shpesh e kushtëzon. por Rama ka thënë se qëllimi i saj është që të jetë te pjesa e euorpës së shpresës, aty ku rajonit nuk do t?i duhet të plasë si një fucoi me barut për një ndeshje futbolli dhe ku retorikat nacionaliste rreshtin dhe përfundojnë me një bisedë në telefon.

Recommended