Greqia “ruan” Vorio Epirin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia vijon te mbaje ne faqen zyrtare ne internet te Presidencës, emërtimin ?Himara e Vorioepirit?, edhe pas kërkesës qe Ministria jone e Jashtme beri qe te hiqet.Nje dite me pare, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Punëve te Jashtme, Qirjako Qirko, i parashtroi ambasadorit grek në Shqipëri Rokanas, shqetësimin e palës shqiptare lidhur me pasqyrimin në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Greqisë të njoftimit lidhur me dekorimin e zonjës Ermioni Bringu nga Presidenti Papulias. Në njoftimin e Presidencës së shtetit fqinj, vendbanimi i Bringut është quajtur ?Himara e Vorioepirit?.Veç faktit që ky emërtim nuk është hequr, mediat greke, të cilat citojne burimet nga Athina zyrtare, raportojnë se kjo kërkese nuk do te merret parasysh.Kërkesa e Tiranës zyrtare, erdhi të premten, ne kohen kur ambasadori Rokanas kërkoi mbrojtjen e minoritetit grek ne fshatin Derviçian ne Gjirokastër, qe sipas tij, është dhunuar nga shqiptaret, naten e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Recommended