Politika dënon dhunën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përballja e shqiptareve dhe serbeve ne stadiumin Partizani te Beogradit ka sjelle reagimin e te gjithë klasës politike ndonëse me tone me te buta se pala serbe. Kreu i shtetit Bujar Nishani priti ne ambientet e pallatit te brigadave, Kombëtaren Shqiptare te Futbollit. Presidenti i Republikës ka uruar sportistet për lojën dinjitoze, ndërsa ka dënuar aktet e dhunës ne stadiumin e Beogradit një dite me pare. Ndërkohë qe Kryetari i Bashkisë se Tiranës, si dhe lideri i opozitës Lulzim Basha ka dekoruar lojtaret e kombëtares. Ne nje postim ne facebook Basha shkruan ?kam nderin dhe privilegjin t?i akordoj kombëtares shqiptare të futbollit titullin ?mirënjohja e Tiranës?, me motivacionin: ?përfaqësoi dhe mbrojti denjësisht simbolet kombëtare, duke na dhënë nder dhe bërë krenarë për dinjitetin dhe qytetarinë e treguar, në një situatë aspak miqësore dhe të tensionuar.?Ndërkaq nga selia e PD, ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka dënuar shprehjet ksenofobe anti-shqiptare. Është për të ardhur keq që një ndeshje futbolli, e luajtur nga ana jonë me sportivitet, me Fair-Play dhe korrektësi maksimale, serbët e pranishëm në stadium e kthyen në një arene të betejës politike me djegien e flamurit të NATOS-s, e me lëshimin e mesazheve ksenofobe përmes thirrjeve anti-shqiptare. Partia demokratike e dënon dhunën e ushtruar dje në stadiumin e Beogradit ndaj lojtarëve tanë të kombëtares. Ne i kërkojmë autoriteteve serbe të hetojnë rastet e agresionit në kundërshtim me rregullat e uefa-s, dhe të vënë para ligjit përgjegjësit. I kërkojmë Beogradit të distancohet nga ekstremizmi i shfaqur dje, dhe të japë sot mesazhet e duhura për bashkëpunim, për fqinjësi të mirë, e për të ecur përpara në rrugën e Integrimit Europian. Reagime kane ardhur edhe nga partitë e tjera parlamentare e jo parlamentare si PDIU e FRD te cilat kane dënuar sjelljen e serbeve ne ndeshjen e 14 tetorit.

Recommended