Meta: Politika të kontribuojë në forcimin e shtetit ligjor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në Konferencën me temë ?Politika e Mirë në Shërbim të Paqes? që u zhvillua në Universitetin Katolik ?Zoja e Këshillit të Mirë? ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2019.Në fjalën e tij, duke iu drejtuar të pranishmëve, Presidenti i Republikës shprehu falënderimet dhe kënaqësinë e veçantë për ftesën e marrë për të qenë pjesë e kësaj aule, për të diskutuar rreth mesazheve të Atit të Shenjtë në Ditën Botërore të Paqes.Meta theksoi se mesazhet e Papa Françeskut vënë në dukje se politika e mirë në shërbim të paqes është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral, por dhe kombëtar.

Recommended