Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rikthimit te tij ne origjine, sheshi ne hapësirën e Kolonave është shfrytëzuar këtë te hëne për te celebruar Ditën Kombëtare te Trashëgimisë Kulturore. Folklori i te gjitha trevave shqipfolëse është zhvendosur ne kete ambient, duke sjelle performance nga ansamble te ndryshme te Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Por, trashëgimia shpirtërore nuk ka qene e vetmja forme qe eshte zgjedhur nga Ministria e Kulturës per te festuar këtë dite. Ditarët personale, dekorata, harta te vjetra si dhe sende te ndryshme te Rauf Ficos i jane dorëzuar Muzeut Historik Kombëtar nga familja duke dëshmuar jetën e kryediplomatit shqiptar ne periudhën e ish-mbretit Zog. E ne fakt ish-mbreti Zog dhe selia e ish Pallatit Mbretëror ka qene nje tjetër forme e aktiviteteve te kësaj dite. Sot ndërtesë qe te gjithë e njohim si Akademia e Shkencave i është vene pllakata e ?Monumentit te Kulturës? se kategorisë se dyte. Ndërtesës se cilës i kane mbetur shume pak objekte dekoruesE nga ajo kohe, si kjo pasqyre, ka shërbyer ne fillim edhe si objekti i Parlamentit Shqiptar. 29 Shtatori është shpallur qe prej vitit 2003 si dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore duke u përkujtuar jo vetëm ne Tirane, por edhe ne qytete te tjera te vendit.

Recommended