Gjirokastër, festivali i trashëgimisë kulturore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festivali i trashëgimisë kulturore i ka dhëne një tjetër atmosfere qytetit te Gjirokastrës. Monumentet, shtëpitë muze dhe parqet arkeologjike janë përzgjedhur për koncertet muzikore, filmat dhe dokumentarët historik apo ekspozita për qytetarët dhe turistët. Ky festival i cili zhvillohet për herë të parë në Gjirokastër me mbështetjen e ministrit Erjon Veliaj synon jo vetëm të tërheqë sa më shumë turistë por t?i njoh ata me vlerat e këtij qyteti. Qytetarë të shumtë dhe të tjerë të ardhur kanë duartrokitur performancën e grupeve muzikore deri në orët e vona të natës. Festës i është bashkuar edhe çifti Klodian dhe Isida Aliko nga kryeqytetit, të cilët kanë përzgjedhur Gjirokastrën për të kurorëzuar martesën e tyre. Festivali i trashëgimisë kulturore ka nisur mbrëmjen e së enjtes për të vijuar deri në fundjave me vizitat në tunelin e luftës së ftohtë dhe në kalanë e qytetit ku do të performohet muzikë deri në orët e para të mëngjesit.